Transport Gjithëpërfshirës
Buxhet 8,000 Euro, pjesë e programit të financimeve
për Organizatat e Shoqërisë Civile në kuadër të Projektit “SOCIETIES 2
Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e shprehive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe standardet e BE në Ballkanin perëndimor, faza e dytë”, financuar nga Komisioni i Bashkimit Evropian.
Projekti Societies 2 zbatohet nga Caritas Serbia (Serbi), Iniciativa Qytetare (Serbi), Caritas Shqiptar (Shqipëri), Projekti “Shpresa” (Shqipëri), Caritas Bosnjë-Hercegovina (Bosnjë-Hercegovinë), Cheerful Laugh (Caritas Bosnjë-Hercegovinë), Caritas Kosova (Kosovë), Qendra për Jetesë të Pavarur (Kosovë), Caritas-i i Malit të Zi (Mal i Zi), Shoqata e Paraplegjikëve Tivar (Mal i Zi), Caritas Italiana (Itali) dhe Caritas Bullgaria (Bullgari).
Objektivi Kryesor:
Përmirësimi i cilësisë së jetesës për personat me aftësi të kufizuar dhe familjeve të tyre në qytetin e Tiranës duke rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë,
advokuar, ofruar shërbime mbështetëse për plotësimin e zinxhirit të pandërprerë të lëvizjes së tyre nëpërmjet transportit gjithpërfshirës si dhe duke përmirësuar marrjen e shërbimeve ndaj tyre nëpërmjet urave të bashkëpunimit me të gjitha palët e interesuara (pushtet qendror e lokal, biznese, etj.)
Grupi isynuar:
20 Familje me të afërm me aftësi të kufizuar në Bashkinë e Tiranës;
Komuniteti në përgjithësi në këto qytete; institucionet që ofrojnë shërbime & punonjësit e tyre (specialistët e njësive të mbrojtjes, administratorët socialë), përfaqësuesit e qeverisë qendrore, etj.
Rezultatet e Pritshme:
Popullsia e Tiranës më e informuar
dhe e ndërgjegjësuar për rëndësinë e lëvizjes së lirë të personave me aftësi të kufizuar, transportion gjithpërfshirës dhe jetesën e pavarur si një e drejte themelore;
Të paktën 20 familje
me persona me AK më të informuar dhe e ndërgjegjësuar për rëndësinë e lëvizje së lirë të personave me aftësi të kufizuar dhe transportion gjithpërfshirë;
({{b}})20 individë me AK({{/b}}) (10 djem, 10 vajza)
më të aftësuar për të lëvizur dhe askesuar shërbimet mbështetëse;
Marrëveshje bashkëpunimi
mes organizatës dhe Bashkië së Tiranës;
Marrëveshje bashkëpunimi
mes organizatës dhe Universitetit të Tiranës;
Etj.