Portfolio

PORTOFOLI I ORGANIZATES

Organizata jonë ka lindur si iniciative e grupeve të prindërve që kanë fëmijë me Çrregullime të Spektrit Autik. Objektivat kryesorë të organizatës sonë janë që të bejnë ndryshimin thelbësor në jetën e fëmijëve dhe të të rinjve me aftësi të kufizuara, kryesisht me Spektrin Autik dhe PAK. Në aktivitetet tona ne paraqitemi me një përvojë 3-vjeçare. Shoqata në këto vite ka pasur bashkëpunime me institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për finalizimin e transportit falas pasi ligji nuk po implementohej në teren për PAK. Shtimin e Mësueseve Mbështetës duke lobuar fort për domosdoshmërinë e tyre, për një arsim cilësor duke ecur drejt integrimit të tyre për një jetesë të pavarur në vazhdimësi. Bashkëpunime me disa institucione si Ministria e Kulturës për organizimin e Konferencës së Parë Kombëtare me 02/02/2019 Dita Ndërkombëtare mbi Ndërgjegjësim e Autizmit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=413903696105766&id=100024584175548

Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kemi organizuar evente të ndryshme në kuadër të ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare. PAK janë pjesë e komunitetit ku jetojmë dhe duhet të jenë te barabartë mes të barabartëve e si të tille kanë të drejtë të arsimohen dhe integrohen për të hedhur hapat drejt një jetesë të pavarur. Koncerte më 25/10/2019 me sfilate nga vetë fëmijët dhe të rinjtë me ÇSA dhe PAK duke realizuar ëndrrat e tyre, etj

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=536639870498814&id=100024584175548

Disa ekspozita të fëmijëve me ÇSA&PAK,panaire të ndryshme me punime artiznale të nënave në bashkëpunim me fëmijtë duke e futur si risi dhe e quajtur terapi pune(një nga mënyrat për të shkuar drejt një zanati për jetesën e pavarur). Bashkëpunim dhe lobim të fuqishëm me ministrinë e shëndetësisë dhe çështjve sociale për ligje të pashkruara dhe implementimin e ligjeve të shkruara.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=564392714390196&id=100024584175548

Me tërmetin e 26/11/2019 organizata jonë ne bashkëpunim me Tirana Fashion Model dhamë kontributin tonë me veshje dhe paleta ne Thumanë dhe Bubq.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=576107819885352&id=100024584175548

 

Kemi pasur një fushatë të gjatë ndërgjegjësimi dhe informimi në fundvit duke u bërë pjesë e shtëpizave të dhëna nga bashkia në Sheshin Skënderbe për 20 ditë. Një eksperiencë mbresëlënëse ku shumë qytetarë e dëgjonin për herë të parë dhe nuk e dinin a ishte sëmundje apo fenomen. Sa shumë ka për tu bërë derisa shoqëria të mësojë të jetojë me këtë fenomen.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=591998768296257&id=100024584175548

Në 23/12/2019 organizuam mbrëmjen e fundëvitit ne bashkëpunim me gjimnazistët e Petro Ninit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=596059661223501&id=100024584175548

 

Në kohën e pandemisë aritëm që me marrëveshje të mundësonim daljen e fëmijëve me Aftësi Ndryshe për 2 orë çdo pasdite pas fashës së vendosur ,e protokolli gjatë karantinës(një leje mëse e nevojshme për këtë target grupi duke çliruar gjithë energjitë negative).

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=672341026928697&id=100024584175548

Në kuadër te festës ndërkombëtare“Kurban Bajrami“ organizata jonë ndihmoi familjet në nevojë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=761181674711298&id=100024584175548

Si shoqatë gjatë pandemisë kemi organizuar gjithashtu: Koncertin Virtual nga Shtepia dhe pati një angazhim nga fëmijtë dhe të rinjtë me ÇSA nga të gjitha rrethet dhe dy prej deputuesve nga ky koncert që zgjati për një javë u zgjodhen për të qene pjesë e një vidioklipi nga artistët Vlonjat. Pra mesazhi u përcoll…

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=695162114646588&id=100024584175548

 

Kemi arritur me shumë këmbëngulje e vullnet të përfitohen me VKM librat falas e jo vetëm për PAK por edhe për të gjithë ata nxënës që frekuentojnë arsimin dhe kanë në përbërjen e tyre familjare 1 PAK(pra e bëmë që të shtrihet më gjerë se PAK). Një arritje tjetër me VKM por që nuk po implementohet akoma është se një pjesëtare në familjet që ka një PAK të punësohet në administratë ose në privatë me ndërmjetësimin e shtetit(në mënyrë që këtyre familjeve t‘ju lehtësohet sado pak bara financiare). Në 30 tetor2020 startuam me Koncertin “Një shkëndijë në Errësirë”, me një risi si kurrë më parë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=830931011069697&id=100024584175548

Kemi menaxhuar në mënyre korrekte Projektin “Fuqizimi i Nënave me Fëmije me ÇSA” në Tiranë me GIZ(buxhet 2000 euro) në periudhën 01/10.2019-30/06/2020 Gjithashtu dhe projektin më të ri “Duarartat”(buxhet prej 3000 euro) me shtrirje në 3 Qytete të vendit: Tiranë,Elbasan dhe Durrës me AËEN në periudhën 01/06/2020-30/09/2020.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=726697408159725&id=100024584175548

 

Në 3 dhjetor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të PAK startojmë me ekspozitën e pikturave nga vetë fëmijtë me ÇSA&PAK. Dhe këto eksperienca por edhe ajo e të jetuarit duke prekur çdo nevojë që duhet për të drejtat e këtyre fëmijëve na bënë neve prindërve të jemi avokatët e tyre duke u bërë akoma më aktiv me ide dhe kreativitet të ardhura nga perditshmëria në shoqëri.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=846083552887776&id=100024584175548